Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike me 16.1%, duke e quajtur këtë rritje të pajustifikuar dhe me pasoja të rënda sociale dhe ekonomike për qytetarët. KMDLNj vlerëson se vendimi prek rëndë shtresat më të cenueshme të shoqërisë, përfshirë pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale dhe veteranët e luftës. Organizata kritikon gjithashtu Qeverinë Kurti për mungesë të veprimeve konkrete në mbrojtje të qytetarëve dhe për tolerimin e, siç thuhet, “një rritjeje të përshkallëzuar me improvizime nga ministria përkatëse”. ZRrE ka vepruar në vazhdimësi në mbrojtje të interesave të operatorëve energjetikë dhe jo të qytetarëve, duke e cilësuar vendimin e fundit si “vjedhje të organizuar në baza institucionale”. Këshilli u bën thirrje qytetarëve që të organizojnë protesta në të gjithë Kosovën, duke i konsideruar ato si mjet të domosdoshëm për mbrojtjen e interesit të përbashkët publik.
