KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ: Ekipe qind për qind etnike në Kosovën multietnike!

Në një komunikatë të KMDLNJ-së, thuhet se përmes shefit të zyrës së Serbisë në Kosovë, Marko Gjuriq u kuptua se u formua Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë,. i cili do të jetë përgjegjës për hartimin e Statutit të këtij Asociacioni. “Çështja e parë që vërehet në këtë Ekip Menaxhues është se të gjithë janë serbë, ndonëse komunat me shumicë serbe nuk janë vetëm me banorë serbë , por ka edhe të tjerë. E dyta është se ky Ekip Menaxhues i përgjigjet ministrit “të Kosovës” për pushtet lokal , Lubomir Mariq, që është shoqërues i rregullt i Marko Gjuriqit dhe politikanëve tjerë të Serbisë që e vizitojnë Kosovën, qoftë në fushata zgjedhore, në protesta , manifestime fetare dhe ngjarje të tjera me ç’rast përdorin një fjalor nacionalist, shovinist dhe të urrejtjes. E treta është se sponsor politik, etnik, material, kulturor dhe fetar i këtij Ekipi Menaxhues është Beogradi. Ky Ekip Menaxhues me këtë përbërje ku 100% janë serbë, në Kosovën që ndërkombëtarët dhe vendorët (jo të gjithë) e cilësojnë si multietnike, nuk ka arsye e as qëllim që të bëjë një Statut që do të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve të këtyre komunave pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, statusit shoqëror etj., por e ka për qëllim ta legalizojë spastrimin etnik në këto komuna , forcimin e komunave serbe dhe lidhjen e tyre zinxhirore në mënyrë që ta bëjnë një ndarje të brendshme të Kosovës dhe bërjen e Kosovës jostabile në planin afatgjatë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Të drejtat e pakicave në botë janë të rregulluara me dokumente ndërkombëtare dhe shtetet janë të obliguara t’i respektojnë këto të drejta pa qenë të detyruara të shkojnë përtej këtyre të drejtave. Në Kosovë të drejtat e pakicave, të drejtat e serbëve janë politizuar skajshmërisht dhe ato keqpërdoren për arritjen e qëllimeve politike dhe përfitimeve ekonomike.

Në Kosovë e cila padrejtësisht konsiderohet multietnike është një Asocicacion i komunave të Kosovës dhe çdo Asociacioni tjetër mund të llogaritet si strukturë paralele sidomos kur formohet me qëllime politike. Kosova ka nevojë për mekanizma që ndihmojnë integrimin e pakicave në shoqëri e jo për mekanizma që e kanë për qëllim legalizimin e ndarjes dhe pengimin (pamundësojnë) e integrimin e pakicës serbe në shoqëri dhe qëllimi i këtij Asociacioni është pikërisht ky. Asociacioni i komunave serbe do t’i shkaktojë shumë probleme Kosovës në të ardhmen aq më parë që përbërja e tij është përjashtuese ndaj komuniteteve tjera dhe shqiptarëve kurse politikanët e këtij Asociacioni si pikë reference dhe vendimmarrëse do ta kenë Beogradin dhe jo Prishtinën.

Kosova nuk ka nevojë, nuk duhet të shpikë të drejta të pakicave që nuk i zbaton asnjë shtet tjetër në botë dhe në këtë kontekst nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë shantazhi apo detyrimi që ia bën Serbia dhe disa ndërkombëtarë.

Kosova, sipas KMDLNJ-së, duhet të angazhohet për një mjedis demokratik dhe qytetarë ku asnjë qytetar nuk do të favorizohet apo diskriminihet për shkak të përkatësisë etnike, bindjeve politike, besimit fetar, statusit në shoqëri, gjinor, kulturor, racës etj. Kjo duhet të kërkohet nga Kosova e jo formimi i mekanizmave të pastra (të ndyra) etnike. Nëse kjo legalizohet , shkatërrimi i Kosovës përmes ndarjeve të brendshme në baza etnike do të jetë i pashmangshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …