KMDLNJ

KMDLNj: Është jonjerëzore të kritikohet marrëveshja e Ramës me Italinë e të përkrahet marrëveshja e A. Haxhiut me Danimarkën  

Në një reagim të KMDLNj-së, konstatohet  se Italia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për strehimin e refugjatëve, kryesisht nga Afrika dhe Azia, para se ata të kthehen në vendet e origjinës. Këto kampe, më shumë janë burgje se kampe për refugjatë në përputhje me standardet ndërkombëtare prandaj është kritikuar nga aktivistë për të drejtat e njeriut, brenda dhe jashtë Shqipërisë shkaku se shkelë të drejtat e njeriut. Kuvendi i Kosovës, me propozim të qeverisë së Kosovës ka votuar një marrëveshje kriminale me Danimarkën për trafikim me qenie njerëzore duke transferuar, kundër vullnetit të tyre, 300 të burgosur me rrezikshmëri të lartë nga Danimarka në burgun e Gjilanit. Asnjëri prej tyre nuk është danez por nga vendet e treta, kryesisht të besimit Islam. Presioni për ta votuar këtë marrëveshje ishte i madh nga pushteti aktual ndonëse marrëveshje ishte kritikuar ashpër nga Komiteti Kundër Torturës dhe Trajtimit Degradues i Kombeve të Bashkuara që kishte kërkuar anulimin e saj shkaku se shkelë të drejtat e njeriut. Po të ishte Kosova anëtare e Kombeve të Bashkuara apo e Këshillit të Evropës, kjo marrëveshje sigurisht nuk do të kalonte, thuhet mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Doganierët nuk pranojnë të barazohen me të gjithë shërbyesit civil të administratës publike në Kosovës

Vonesa në formimin e Bordit të Ankesave dëmton bizneset në Kosovë

Bordi i ankesave, i cili shqyrton ankesat e bizneseve ndaj vendimeve të Doganës dhe Administratës …