Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje përfaqësuesve të partive politike që të kursehen nga gjuha në fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit. Ky këshill nëpërmjet një reagimi thënë se debatet televizive dhe në mediet tjera elektronike dhe të shkruara shpërfaqin një fjalor agresiv, denoncues, fyes e që nuk garantojnë një fushatë të drejtë ku do të kemi përballje të programeve politike, perspektivave zhvillimore apo krijimit të kushteve për bashkëbisedim për problemet reale me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, votuesit e mundshëm e që, me një fjalë, së paku deri më tani del të jetë një riciklim i premtimeve të fushatave të mëparshme zgjedhore dhe të cilat, ose nuk janë realizuar fare ose janë realizuar në përqindje të vogël”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …