Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se pasi ta kenë materialin gjyqësor për rastin Sylejman Selimi, do të dalë me një raport i cili do t’i evidentojë shkeljet e mundshme pas së cilave, do të kërkojë përgjegjësi ndaj atyre që kanë bërë shkelje eventuale. KMDLNj njofton se gjendja shëndetësore e të dënuarit Sylejman Selimit nuk është e mirë dhe ajo mbahet nën kontroll KMDLNj gjatë vizitës në burgje takoi të dënuar për të ashtuquajtur radikalizëm islamik, të cilët iu treguan monitoruesve për diskriminimin që iu bëhet në fushën e përfitimit të benficioneve, lirimit me kusht dhe transferimeve në vuajtje të dënimit në institucionet mbajtëse e që janë afër familjeve. Këshilli konstaton se ndaj kësaj kategorie të të privuarve nga liria ushtrohet një trajtim diskriminues krahasuar me të tjerët dhe se ndaj tyre ka shkelje të të drejtave të njeriut që i parasheh Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …