Lidhur me ftesat e pesë të ftuarve të ish-komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale pati reagime të shumta. KMDLNj, këto ftesa, po i vlërëson si shkelje të të drejtave të njeriut pasi që, sipas tyre, personat e ftuar duhet të jënë të njoftuar për arsyjen e thirrjes. “Nëse në ftesën me shkrim drejtuar personave të ftuar para Gjykatës Speciale në Hagë për intervistim, nuk tregohet se në çfarë cilësie ftohet dhe për këtë nuk informohet as i ftuari e as mbrojtësi i autorizuar e që duhet të jetë i pranishëm gjatë intervistimit, atëherë kjo paraqet shkelje të drejtave të njeriut për çka duhet të reagojë Ombudspersoni i Gjykatës Speciale dhe organizatat për të drejtat e njeriut kurse , për mbrojtje të ligjshmërisë dhe integritetit të procesit dhe të ftuarit, zyrtarisht duhet të reagojë mbrojtësi i autorizuar” thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …