Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar kundër procesit gjyqësor në Hagë, duke e quajtur atë një “maratonë të një krimi juridik”. Katër vite pas arrestimit të ish-udhëheqësve të UÇK, dhe figurave të larta politike, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe Rexhep Selimin. KMDLNj kritikon zgjatjen e procesit dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, duke saktësuar se procesi është paragjykues dhe ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa shumica e seancave janë mbajtur të mbyllura, duke përjashtuar publikun në 63% të rasteve. Këshilli gjithashtu denoncon vonesat në përkthimin e materialeve të mbrojtjes dhe trajtimin e të paraburgosurve, përfshirë pengesat për vizitat familjare dhe ofrimin e vonuar të shërbimeve shëndetësore.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …