KMDLNJ

KMDLNj i drejtohet Kuvendit të Kosovës, që si themelues i Gjykatës Speciale të kërkojë raport, përgjegjësi e llogaridhënie nga kjo gjykatë

Në një reagim të KMDLNJ-së lidhur me arrestimin e Dritan Goxhaj  thuhet se ai po ndiqet nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, pasi në një shkrim paska bërë publik emrin e një dëshmitareje që ka statusin e mbrojtur e cila qenka zyrtare e lartë në njërën nga ministritë e qeverisë Kurti 2. Po ashtu thuhet se paska rrezikuar edhe tre dëshmitarë të tjerë të “mbrojtur“ të cilët, para se të shkojnë për të dëshmuar, kanë qenë të ekspozuar në mediet elektronike të Kosovës duke dhënë intervista paragjykuese ndaj të të akuzuarve, ende pa filluar procesi”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së. Tash po të njëjtit dëshmitarë të “mbrojtur”, fjalët dhe dëshmitë që i kanë thënë në intervista publike, po i përsërisin në një cilësi tjetër, si “dëshmitarë të mbrojtur”. KMDLNJ kërkon Kuvendi i Kosovës, si themelues’ i kësaj gjykate, në vend se të kërkojë raport, përgjegjësi dhe llogaridhënie, me mosveprim dhe mungesë të guximit, po bëhet pjesë e eskortës sadiste ndaj të të arrestuarve dhe të intervistuarve që po mbahen peng nga burokratët që, në emër të drejtësisë, në mënyrë flagrante po i shkelin të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria! Kërkimi i drejtësisë për viktima që do të duhej të ishte mision i vetëm i çdo gjykate nuk nënkupton krijimin e viktimave tjera, pa siguruar prova apo duke siguruar “prova“ nga ata që bënë krime të tmerrshme në Kosovë; ushtria, policia dhe paramilitarët nga Serbia që i nënshtroheshin një urdhri politik nga kreu më i lartë politik dhe ushtarak i Serbisë”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …