Me 10 shkurt 2007, në sheshin e Prishtinës, nga policia rumune e UNMIK-ut u vranë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit. Mijëra protestues po kundërshtonin pakon e Ahtisarit, ndërkohë që protesta eskaloi në momentin kur janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Policia rumune e UNMIK-ut, reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast ka përdorur edhe armë vdekjeprurëse, ku përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishe edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët por as deri më sot. Në këtë 10 vjetor, KMDLNj-ja kërkoi drejtësi për dy të vrarët e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa, familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës. KMDLNj ka reaguar edhe për të plagosurit e kësaj proteste, duke thënë se duhet të kompensohen moralisht dhe materialisht, në përputhje me ligjin.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …