KMDLNJ

KMDLNj: Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak po sillen si emisarë të Vuçiqit se sa që janë lehtësues të BE-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas deklarimeve të shefit të diplomacisë evropiane për tërheqjen e njësive speciale nga veriu i Kosovës, duke thënë se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak po sillen si emisarë të Vuçiqit se sa që janë lehtësues të BE-së. Pas ngjarjeve të fundit në veri kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targa të automjeteve që hyjnë nga Serbia dhe kur strukturat kriminale që e mbajnë gjendjen e tensionuar që nga përfundimi i luftës, Borelli dhe Lajçak, në vend se të ofrojnë neutralitet ata po mundohen të imponojnë arbitraritet. Madje , Borrelli në mënyrë ultimative urdhëroi që të tërhiqet Njësia Speciale së Kosovës dhe të largohen barrikadat thuaja se edhe këto janë vendosur nga Qeveria e Kosovës, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …