KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNj ka kërkuar nga deputetët që të përmbahen nga dhuna

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe fjalori i dhunshëm. Përmes një njoftimi për media Këshilli ka vlerësuar se në rrethana të tensionimit të skajshëm të situatës e që është para shpërthimit të dhunshëm, nuk ka kushte normale që votimi të jetë i drejtë dhe në ppërputhje me vullnetin e deputetëve prandaj do të ishte mirë që ky votim të shtyhej për më vonë, për dy muaj në mënyrë që në atë kohë të sqarohet situata përmes analizimit të fakteve të prezantuara edhe nga pozita sikur edhe nga opozita përmes komisioneve prapa të cilëve edhe po qëndrojnë. “KMDLNj vlerëson se ky Demarkacion duhet të hetohet nga organet e hetuesisë dhe nëse del se Komisioni Shtetëror ka falur territor të Kosovës atëherë duhet t’i nënshtrohet sanksioneve ligjore sikur që nëse del se Ekipi i Ekspertëve ka manipuluar me 8200 hektarë të humbur gjithashtu duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë penale”, thuhet më tej në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …