KMDLNJ

KMDLNJ ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që ta hetojë me urgjencë fryrjen e faturave të rrymës për konsumatorët

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që  fryrjen e faturave të rrymës ta hetojë me urgjencë. “Faturat për rrymë të muajit dhjetor për shumicën e qytetarëve dallojnë shumë nga ato të muajit të kaluar, janë 100 % e më shumë më të larta. Në ndërkohë askush nuk ka njoftuar për rritje eventuale të çmimit të energjisë elektrike sikur që edhe temperaturat nuk kanë qenë të larta për të shpenzuar energji shtesë. Po në të njëjtën kohë serbët dhe banorët tjerë të veriut të Kosovës vazhdojnë të mos i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar sikur që rrymën e shpenzojnë pa asnjë kufizim”, thuhet në reagim. KMDLNj më tej thekson se Qeveria e Kosovës në rastin konkret po zbaton standarde të dyfishta duke favorizuar serbët e veriut pasi ua paguan rrymën dhe duke i ndëshkuar konsumatorët e rregullt me një rritje aq të madhe dhe për këtë as që ka reaguar. Këshilli ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës t’i bëjnë publike faturat e këtij muaji duke i krahasuar me ato të muajit paraprak sikur edhe të paraqesin kundërshtim në KEDS për këto fatura që janë thjeshtë vjedhje e parasë nga buxheti, edhe ashtu shumë i rënduar i shumicës së familjeve në Kosovë. Në çdo vend normal kjo vjedhje klasike përmes faturave të rrymës do të ishte mundësi e artë për opozitën që fuqishëm të kundërshtojë ndërsa te ne vetëm kishte reagime sporadike të deputetëve, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …