Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një reagimi për medie, kërkon që të shtohet numri i inspektorëve të komunës si dhe të ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit. Pjesëtari i FSK-së, Limon Musliu, humbi jetën ditë më parë pasi ra nga kati i 11 – të i një ndërtese ku ishte duke punuar, si punë shtesë. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme për punë duke mos iu ekspozuar rrezikut nga lëndimet apo për jetën e tyre. KMDLNj ka kërkuar që të shtohen numri i inspektorëve të punës, ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit, nëse respektohen rregullat apo standardet për të punësuarit e që do të garantonte sigurinë e tyre. Megjithatë duket se është një shpërputhje e madhe midis numrit të vogël të inspektorëve të punës dhe vendeve të shumta që duhet të inspektohen në fushën e ndërtimit andaj KMDLNj rekomandon institucionet të angazhojë ndonjë kompani të specializuar që ka kapacitet fizik dhe profesional të mbikëqyrë vendpunimet në mënyrë që të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmen”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …