Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar të ndalen sulmet dhe kërcënimet ndaj KQZ-së, anëtarëve të saj sikur edhe kryetares, Valdete Daka në mënyrë që të mos pengohet puna e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. KMDLNj, gjithashtu kërkon që policia e Kosovës të hetojë të gjitha kërcënimet eventual dhe, nëse paraqitet nevoja të sigurojë kushte për punë të papengueshme. “Subjektet politike duhet të tregohen të përgjegjshme dhe të zbatojnë vendimet e KQZ-së, pasi t’i kenë shfrytëzuar rrugët ligjore dhe të mos lejojnë zbatim të standardeve të dyfishta. Pikërisht këta, me shembullin e tyre duhet të tregojnë se janë për ligjin, shtet të së drejtës dhe shtet ligjor pavarësisht forcës politike, përkatësisë partiake, etnike. Sipas KMDLNj-së, në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, KQZ-ja po i nënshtrohet një presioni të palejueshëm e që ndikon në mbarëvajtjen e punës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …