KMDLNJ

KMDLNj reagon ndaj thirrjes së hoxhës, Bedri Bytyqi për mos pjesëmarrje në varrimit e Hilmi Haradinaj

KMDLNj ka reaguar ndaj thirrjes publike të hoxhë Bedri Bytyqi që të mos marrin pjesë në  ceremoninë e varrimit të ndjerit Hilmi Haradinaj. Këshilli thekson se pas vdekjes së Hilmi Haradinaj, kontribuues të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, si në planin personal ashtu edhe familjar, nga persona të papërgjegjshëm pati përpjekje që të përbaltet personaliteti i tij në baza krejtësisht jonjerëzore dhe në kundërshtim tl thellë me mësimet e besimit islam dhe, pa asnjë dyshim edhe në kundërshtim me ligjet në fuqi. Pas kësaj deklarate të hoxhës Bytyçi, filloi një fushatë linçimi ndaj tij por të cilën KMDLNj e konsideron si të papranueshme dhe se kjo fushatë mund t’ia rrezikojë jetën e Bedri Bytyçit dhe familjarëve të tij.

Çështja e besimit dhe ushtrimit të lirë dhe të paimponuar të fesë është e rregulluar me ligj dhe është e drejtë e pakundërshtueshme e njeriut prandaj është në vullnetin e familjes të vendosë ( sikur edhe dëshira e të ndjerit lënë për së gjalli ) se sipas cilave riteve mortore duhet të varroset dhe kjo e drejtë duhet të respektohet nga të gjithë aq më parë që bashkësitë fetare në Kosovë apo institucionet e tyre ekzekutive janë shndërruar në ndërmarrje komerciale që kompensohen për shërbimet që i bëjnë.

KMDLNj kërkon nga bashkësitë fetare që t’iu përmbahen statusit që e kanë e janë të ndara nga shteti, definim kushtetues, dhe të mos e politizojnë aktivitetin e tyre që duhet të jetë thellësisht dhe kryesisht i natyrës shpirtërore. Për KMDLNj –në, luftimi i këtyre dukurive negative, me karakter antinjerëzorë, kundër çdo etike dhe përcaktimi fetar si dhe  që shkelin ligjet në fuqi, është domosdoshmëri dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si ndërhyrje e shtetit në pavarësinë dhe lirinë e veprimit të bashkësive fetare dhe si e tillë duhet të përkrahet nga të gjithë.

Në këtë kontekst KMDLNj bënë thirrje që të ndalohet gjuha e urrejtjes, nxitja e urrejtjes ndërfetare duke respektuar bindjet dhe besimin fetar të të tjerëve si parakusht kryesorë për një mjedis tolerant dhe mjeti më i mirë dhe më efikas për luftimin e ekstremizmit fetar te të gjitha besimet fetare ! KMDLNj është kundër linçimeve publike aq më parë që i kemi institucionet që në bazë të provave janë të thirrura ta përcaktojnë shkallën e përgjegjësisë, morale dhe penale. Liria e fjalës, liria e shprehjes dhe liria e besimit ka kuptim dhe është e pranueshme vetëm deri aty kur nuk e rrezikoni lirinë e të tjerëve ! Fjala publike ka përgjegjësi dhe duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë në mungesë të përgjegjësisë të atyre që e shpërdorojnë këtë të drejtë!

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …