Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të enjten, ku po diskutohej për dialogun me Serbinë, ka ironizuar si dhe ka imituar kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Fjalimi i saj erdhi pasi Kurti e përmendi se në mesin e deputetëve që kanë votuar pro Asociacionit ishte edhe deputetja, Musliu. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një reagimi publik ka thënë se pas këtij diskutimi ka filluar fushatë kundër Musliut, duke e fyer me fjalët më të rënda. “Si njeri, femër dhe deputete në njërën anë dhe ndaj votuesve të deputetes Musliu, në anën tjetër. Ky fjalor ndaj deputetes Musliu nuk është se po përdoret për herë të parë dhe, në mungesë të sanksionimit të fyerjeve që kanë edhe përmbajtje dhe porosi raciste, fyerjet vetëm sa po shtohen”, thuhet në komunikatën për media. KMDLNj tutje shton se liria e fjalës dhe e shprehjes si të drejta elementare të njeriut, nuk nënkuptojnë liri të pakufishme apo mundësi që ato të keqpërdoren për t’i fyer të tjerët në kundërshtim jo vetëm me këto të drejta, por edhe me standardet morale minimale.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …