leoni

KMDLNJ

KMDLNj ka reaguar kundër Gjykatës Speciale lidhur me paralajmërimin e uljes së dënimit 22 vjet burg për Sali Mustafën

KMDLNj ka reaguar kundër Gjykatës Speciale lidhur me paralajmërimin e uljes së dënimit  22 vjet burg, sa ia ka shqiptuar Sali Mustafës. Në reagim thuhet se Salih Mustafa fillimisht ishte dënuar me 26 vite burg të rëndë ndërkaq që Gjykata Supreme ia shqiptoi një dënim me 22 vite të rëndë burg. Pas ankimit të këtij vendimi rasti i kthehet përsëri Gjykatës së Apelit e cila do të diskutojë për lartësinë e dënimit. Kjo Gjykatë gjithmonë është deklaruar se është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe se punojnë sipas ligjeve të Kosovës ndonëse kurrë dhe me asgjë nuk e kanë dëshmuar këtë. Përkundrazi, turpërisht kanë injoruar institucionet e Kosovës e në veçanti Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Drejtësisë. Salih Mustafës mund t’i ulet ndjeshëm dënimi por se për te e as për drejtësinë nuk paraqet zgjidhje apo sukses, padrejtësia tashmë ka marrë formë juridike në mënyrë të kundërligjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …