Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për moslirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së. Në reagimin për medie, këshilli ka kundërshtuar vendimin gjykatësit, Nikolas Gyju për vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veseli dhe Salih Mustafën. Gjykatësi i procedurës paraprake, po e rrezikon jetën e dëshmitarëve të mbrojtur dhe të pambrojtur. “KMDLNj e konsideron si paragjykim të tmerrshëm dhe në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë, është fakti se, edhe prokurori Xhek Smith, në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit sikur edhe gjykatësi i procedurës paraprake, Nikolas Gijotina në arsyetimin për refuzimin e lirimit, deri në gjykim, deklarojnë se mund të dënohen me burgim të përjetshëm, ndonëse gjykimi as që ka filluar. Nëse prokurori edhe mund të kërkojë këtë dënim, gjykatësi i procedurës paraprake, Nikolas Gijotina, nuk mund t’i nënshtrohet paragjykimit, pa përfunduar ende gjykimi. Se siç po shkojnë punët kur e ashtuquajtura Gjykata Kushtetuese e Gjykatës Speciale dhe një Institucion, për fat të keq i quajtur Ombudsperson, nuk po reagojnë fare dhe nuk po bëjnë asnjë veprim për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut, qoftë ato të personave të privuar nga liria. Kkërcënimet e kryeprokurorit Xhek Smit dhe gjykatësit të procedurës paraprake, Nikolas Gijotina, nuk mund edhe të merren si paragjykime por seriozisht duhet të konsiderohen si qëllim i tyre, pavarësisht mjeteve për realizim të atyre dhe që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, është thënë mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …