Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për zgjatjen e orarit me pagesë të parkingut në Zonën A. KMDLNJ-ja tha se arsyetimi i vendimit është i pasinqertë pasi tregon se edhe banorët e lagjes nuk e kanë parkingun e siguruar duke e shënjuar me numër, ku askush nuk mund ta parkojë veturën. Kohë më parë u mor vendimi të mbyllen rrugët që çojnë në Parkun e Universitetit të Prishtinës, që edhe më shumë do ta vështirësojë lirinë e lëvizjes dhe kjo mbyllje si edhe ajo bri Katedrales u bë pa u arsyetuar me një bazë ligjore. Pse kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është aq këmbëngulës në krijimin apo zaptimin e hapësirave publike për parkingje, në kohën kur “Parkingu i Madh në kompleksin e Universitetit të Prishtinës shfrytëzohet afërsisht vetëm 20 – 25 % e që nënkupton që gjatë ditës i keni gjithmonë 490 deri në 540 vende të lira”. Sipas KMDLNJ-së, qëllimi i fundit në këtë projekt është dështimi i parkingut dhe krijimi i hapësirave për biznes. “Për të zbatuar këtë strategji, komuna e Prishtinës duhet të ofrojë alternativë për parkingje dhe të vendosë rregull në trafikun urban që po shkakton kaos dhe kolona të gjata.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …