Fadil Fazliu: Sjellja e pjesëtarëve të EULEX-it gjatë bastisjes së shtëpisë, me urdhër të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, ishte korrekte

KMDLNj ka reaguar me rastin e bastisjes së banesës të familjarëve të heronjve: Fahri e Bahri Fazliu dhe ndalimin e Rrustem Mustafës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka reaguar rreth rastit të bastisjes së banesës së familjarëve të heronjve Fahri dhe Bahri Fazliut në Prishtinë dhe ndalimin e Rrustem Mustafës – Remit me kërkesë të Gjykatës Speciale. Ky këshill përmes një reagimi ka thënë se këto ngjarje po sjellin një shqetësim të madh për drejtësinë dhe sovranitetin e Kosovës. EULEX-i doli me një sqarim se ata nuk kanë marrë pjesë në bastisje e as në arrestim në ndërkohë që intervistimet dhe të arrestuarit dërgohen në bazën e EULEX- it”, është thënë në reagim. Edhe të arrestuarit apo të dënuarit e Gjykatës Raciste të Hagës gjatë vizitave humanitare në Kosovë pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në njësinë e paraburgimit në bazën e EULEX-it që nënkupton se aspak nuk i besojnë Policisë së Kosovës, madje e shpërfillin dhe e nënçmojnë profesionalizmin e saj, sikur që ishte me rastin e ofrimin e garancioneve për mbikëqyrje dhe zbatim të masave alternative nëse eventualisht masa e paraburgimit i zëvendësohet ndonjërit nga të burgosurit me ndonjë masë më të butë, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …