KMDLNJ ka reaguar pas arrestimit të Blerim Ramadanit, ish-pjesëtar i UÇK-së nga autoritetet maqedonase, me urdhër arrest të Serbisë, duke thënë se shpeshtimi i rasteve të arrestimit po bëhet si hakmarrje nga Beogradi zyrtar për arrestimin e serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë. Në një reagim për media, KMDLNJ kërkon nga institucionet shtetërore të Kosovës të angazhohen maksimalisht për të siguruar mbrojtje ligjore për të arrestuarit sikur edhe përkrahje të plotë për familjarët e të arrestuarve. KMDLNJ përkujton se kohëve të fundit Serbia ka arrestuar shqiptarë nën akuzat se janë ish-ushtarë të UÇK, duke i mbajtur në paraburgim dhe duke i dënuar disa prej tyre. “Arrestimi i Blerim Ramadanit në Maqedoni të Veriut nuk ishte rasti i parë dhe, deri më tani asnjë shqiptar i arrestuar nuk është ekstraduar në Serbi sikur që as Ramadani nuk do të ekstradohet”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …