KMDLNJ ka reaguar pas nisjes së reduktimeve me energji elektrike në vend dhe paralajmërimeve për shtrenjtim të rrymës, duke thënë se Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet ta ndërpresë pagesën e rrymës për komunat e veriut dhe t’i trajtojë konsumatorët në përputhje me ligjet në fuqi. KESCO ka kërkuar nga KEDS-i të fillojë nga sot reduktimet me energji elektrike sipas skemës, 6 me rrymë dhe 2 orë pa rrymë, gjë e cila ka shkaktuar reagime të shumta. Para kësaj, KESCO ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës subvencion rreth 40 milionë euro për të paguar anëtarësimin në rrjetin ndërkombëtar sikur edhe për të paguar rrymën për komunat e veriut. KMDLNJ kujton se Qeveria e Kosovës nuk ka mbajtur premtimin se nuk do të paguajë në të ardhmen faturat e rrymës në veri, duke vazhduar kështu diskriminimin e konsumatorëve të rrymës në baza etnike, duke sqaruar se se gjykata kompetente me kërkesë të Avokatit të Popullit ka nxjerrë një vendim se është i kundërligjshëm subvencionimi i 100 për qind i faturave për rrymë dhe shërbimeve tjera për serbët dhe të tjerët në veri dhe ka kërkuar që të ndërpritet ky diskriminim në baza etnike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …