Në një reagim publik të KMDLNJ-së thuhet se paradoksalisht dhe pashpjegueshëm nga aspekti logjik, i arsyes dhe material, Kosova, në vend të jetë afër integrimit në BE, është nën maskën e sanksioneve për më tepër se një vit, pa asnjë njohje ndërkombëtare gjatë këtij mandati afërsisht të plotë qeverisës dhe plotësisht e dështuar në anëtarësim në institucionet ndërkombëtare ndërkaq dështimi kapital ishte mosantarësimi në Këshillin e Evropës Realisht, Kosova është pa Ministri të Jashtme funksionale. Kategoritë më të cenueshme të qytetarëve të Kosovës siç janë pensionistët, përfituesit e skemave sociale, të luftës dhe veteranët e UÇK-së brutalisht po dhunohen nga një ministër i papërgjegjshëm, jonjerëzor dhe mohues që, për dallim nga ministrat e shteteve fqinje, këtyre kategorive për asnjë cent nuk ua ka rritur pensionet ndonëse në vendet fqinje pensionet janë rritur disa herë dhe përcjellin shkallën e inflacionit. Ministri aktual i financave në Kosovë ndaj këtyre kategorive po e zbaton eutanazinë materiale që nënkupton që jo se nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e cilësisë së jetës, përkundrazi, edhe vdekjen ua ka bërë më të padinjitetshme. Çfarë dhunuesi i të drejtave të njeriut! Arsimi më shumë prodhon analfabetë jofunksionalë se analfabetë funksionalë sepse udhëhiqet nga një analfabete krejtësisht e paaftë për postin që e mbanë. Sikur edhe ministritë tjera, me përjashtime simbolike, thuhet në një reagim të KMDLNJ-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …