Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka kërkuar që të burgosurit të kenë më shumë vëmendje nga shteti. KMDLNJ ka kërkuar falje të dënimit të të dënuarve që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë e që iu ka mbetur më pak se një vit burgim, të ketë lirim të përkohshëm për të gjithë ata që janë shfrytëzues të rregullt të beneficioneve, të cilët do të qëndronin në shtëpi ndërsa koha e qëndrimit në shtëpi do t’iu llogaritej si shlyerje e dënimit, e zëvendësim i dënimit me burg me masa alternative të dënimit në raste të dënimeve më të lehta. Sipas KMDLNJ-së, të burgosurve gjatë pandemisë u janë shkelur të drejtat e njeriut.
