Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut përmes një letre të hapur drejtuar kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, ka kërkuar nga ky i fundit që të publikojë listën e të dënuarve që ka falur, pasi që mos bërja publike e listës së atyre që eventualisht janë falur, sipas KMDLNJ-së, e tensionon situatën brenda institucioneve ku mbahen ata që kanë kërkuar falje. Duke kujtuar se për faljen e presidentit kanë aplikuar më shumë se 700 të dënuar, KMDLNJ thekson se të gjitha këto kërkesa janë shqyrtuar nga komisioni i formuar ad hoc dhe sipas informatave të KMDLNj-së tashmë është dorëzuar lista me emrat e të dënuarve që sipas vlerësimit të komisionit ad hoc e meritojnë të falen.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …