Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga partitë politike që të krijohen kushtet e barabarta për fushatë, si për kandidatë ashtu edhe për parti politike. “Lëreni anash gjuhën e urrejtjes dhe krijoni kushte për fushatë jodiskriminuese sikur edhe zgjedhje të rregullta. Lërini folklorin dhe lejoni që votuesi, me votën e vet ta dënojë apo ta përkrahë një kandidat të preferuar apo subjekt të caktuar politik. Çdo veprim tjetër është dhunë dhe presion e që duhet të refuzohet nga të gjithë”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.
