KMDLNj kërkon nga qeveria dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të gjejnë zgjidhje për grevën në arsim, Sipas KMDLNj-së, gabimi kryesor i Qeverisë së Kosovës është se nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin për grevë nga SBAShK-u dhe deri vonë ka kundërshtuar çdo takim apo përpjekje për bashkëbisedim me kryetarin e saj Rrahman Jasharaj. “Për më keq figura kyçe në SBAShK është linçuar publikisht, është fyer në baza kombëtare dhe njerëzore nga zyrtarë qeveritarë dhe nga ata që janë të afërt me qeverinë aktuale. Në çdo reagim, deri më sot, KMDLNj ka deklaruar se greva mbetet vetëm si zgjidhje e skajshme kur shpenzohen të gjitha mundësitë për arritje të një marrëveshjeje e që KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar këto mundësi prandaj, pa të drejtë po e pësojnë 320,000 nxënës në Kosovë si dhe familjet e tyre”, është theksuar në reagimin e SBAShK-ut. Kryeministri Kurti është dashur ta takojë kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, jo një herë por sa do të ishte e nevojshme në mënyrë që të tejkalohet situata.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …