leoni

KMDLNj kërkon nga veteranët e UÇK-së që mos të që të mos kalojnë nëpër Serbi pasi mund të arrestohen

KMDLNj kërkon nga veteranët e UÇK-së që mos të që të mos kalojnë nëpër Serbi pasi mund të arrestohen

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriu, u ka bërë apel veteranëve të luftës që të mos kalojnë nëpër Serbi, sepse mund të arrestohen. KMDLNj thekson se Serbia është shumë e angazhuar që të gjejë sa më shumë “prova“ dhe dëshmitarë kundër të akuzuarve dhe arrestuarve shqiptarë që janë të paraburgosur në Hagë prandaj ka intensifikuar të gjithë mekanizmat që mund t’i përdorin apo keqpërdorin në Hagë. KMDLNj edhe më parë ka bërë thirrje publike që të gjithë ata, që në një mënyrë apo tjetër kanë qenë pjesë e UÇK-së, të mos kalojnë nëpër Serbi sepse mund të arrestohen gjë që edhe ka ndodhur. Madje, në bazë të kërkesave të Serbisë në Interpol, një numër i shqiptarëve janë arrestuar në shtetet perëndimore dhe ka pasur rrezik të ekstradohen në Serbi. Në mesin e të arrestuarve në shtetet perëndimore ka pasur udhëheqës të lartë ushtarak të UÇK-së dhe udhëheqës të lartë politikë në Kosovë, kryetari, kryeministri, ministra etj.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …