Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas arratisjes së një të burgosuri nga QKUK-ja, ka ripërsëritur se duhet ndërtuar një spital brenda sistemit të burgjeve. KMDLNj nëpërmejt një reagimi ka thënë se pas arratisjes së një i paraburgosur i dyshuar për tentim vrasje, si edhe në rastet e ngjashme u suspenduan dhe u arrestuan oficerët korrektues që ishin përgjegjës për mbikëqyrjen e të paraburgosurit, i shtrirë në QKUK dhe pastaj, filluan edhe hetimet ndaj personelit shëndetësor nën dyshim se dikush nga ata mund të jetë përgjegjës për ikjen e të paraburgosurit duke e ndihmuar në një mënyrë apo tjetër. Sipas KMDLNj-së, forcimi i dukurisë të dërgimit të pakontrolluar dhe të pamonitoruar të personave të privuar nga liria në QKUK-së dhe Spitale Rajonale është praktikë e mbrashtë që e pengon ngritjen profesionale të Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve dhe i lë pa vend pune oficerët korrektues dhe shëndetësor aq më parë që Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mungesë stafi sidomos të Njësisë për Përcjellje dhe Siguri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …