Kuvendi i Kosovës në maj të vitit 2019, me iniciativën e kryetarit të atëhershëm, Kadri Veseli kishte votuar një rezolutë për një gjykatë ndërkombëtare, e cila do t’i gjykojë dhe dënojë krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Nismën e Veselit, në atë e kishin mbështetur shoqëria civile, familjarët e personave të pagjetur, veteranët e luftës dhe të tjerë. Por dy vjet pas, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, po vlerëson se një Tribunal Ndërkombëtar për Krimet e Serbisë në Kosovë do të jetë vështirë i realizueshëm, pasi nuk e ka mbështetjen e miqve ndërkombëtarë. Në një analizë të quajtur “Tribunali Ndërkombëtar për krimet e luftës në Kosovë – Mundësitë dhe pengesat”, KMDLNj, vlerëson se emërtimi eventual i propozuar nuk do të gjejë përkrahje ndërkombëtare. Për KMDLNj do të ishte më e pranueshme që të zgjerohen kompetencat e Dhomave të Specializuara edhe për trajtimin e krimeve në Kosovë e që nuk janë trajtuar nga Tribunali i Hagës, UNMIK dhe EULEX-i.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …