KMDLNJ konsideron se Largimi i minatorëve grevistë nga puna, është shkelje e të drejtave të njeriut. Sipas deputetë të papërgjegjshëm, në vend se të kërkojnë llogaridhënie nga Qeveria e Kosovës që është edhe mandati i tyre e bëjnë të kundërtën; dezinformojnë opinionin se kinse minatorët kanë të ardhura shumë të larta andaj nuk kanë arsye për grevë. Ndërkohë menaxhmenti (politik) i Trepçës shkon përtej kërcënimeve verbale duke larguar (përkohësisht) pesë të punësuar në mesin e të cilëve është kryetari dhe nënkryetari i sindikatës duke i fajësuar për organizim të grevës. Po ky menaxhment në përpjekje të kriminalizimit të një aktiviteti sindikal dhe realizmin e një të drejte të njeriut siç është greva, të përjashtuarit nga puna dhe grevistët i akuzon se po bëjnë grevë të jashtëligjshme duke mos e lajmëruar grevën, po e dëmtojnë ndërmarrjen Trepça materialisht dhe po e rrezikojnë rendin kushtetues. Po ky menaxhment harron apo nuk dëshiron ta kujtojë se pikërisht pozita e sotme që i ka vendosur në ato poste, protestat dhe grevat nuk i lajmëronte në Polici por përmes mediave
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …