KMDLNJ

KMDLNJ konsideron se plotësimi i Ligjit për skemat pensionale nuk i plotëson kërkesat e pensionistëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka vlerësuar se plotësimi i Ligjit për skemat pensionale nuk i plotëson kërkesat e pensionistëve. Ndryshim i ligjit nuk paraqet asnjë zgjidhje vetëm sa e zgjatë agoninë e pensionistëve, të cilët përballen me probleme ekzistenciale. Ky ligj është më përmbajtje mashtruese për pensionistët. Ky ndryshim i ligjit për KMDLNj-në nuk paraqet asnjë zgjidhje vetëm sa e zgjatë agoninë e pensionistëve të cilët përballen me probleme ekzistenciale, në mungesë të bashkëpunimit me partnerët socialë dhe improvizimeve të këtij Ligji që ambalazhimin e ka mashtrues ndërsa përmbajtjen dëshpëruese. Propozuesi i këtij ligji, Qeveria e Kosovës nuk ka dalë me propozim konkret për rritjen e pensioneve që nënkupton se po luhet një lojë për të fituar kohë. KMDLNj-ja mendon se pensionistët duhet të kompensohen për kohën sa kanë qenë të diskriminuar me paragrafin 2 të nenit 8 e jo që kjo kohë të mbulohet me atë se asnjë ligj nuk prodhon efekt retroaktiv”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova siguron kuota për kadetët e saj në Akademinë e Forcave Ajrore të Katarit

Gjatë vizitës në Katar, ministri i Mbrojtjes  Ejup Maqedonci, zhvilloi takime të rëndësishme, ndër të …