Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë sot se krimet e luftës nuk falen, ato duhet të gjykohen dhe të dënohen. KMDLNJ thekson se në Kosovë po bëhen përpjekje të funksionalizohet Drejtësia Transicionale e që është një fushë e re, jo vetëm te ne por edhe te vendet e rajonit prandaj, përkundër disa përpjekjeve ende mund të thuhet se janë duke u bërë hapat e parë. KMDLNJ potencon se prej vendeve të rajonit që e kanë pasur një mundësi për formimin e Gjykatave për Krime Lufte (Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia), Kosova nuk e ka pasur një mundësi të tillë për faktin se krimet e luftës kanë qenë përgjegjësi ekskluzive e gjykatave të UNMIK-ut dhe EULEX-it e që, pas dështimit të adresimit të përgjegjësisë nga këto institucione të drejtësisë ndërkombëtare, disa raste u janë lënë gjykatave vendore që nuk kanë pasur hetues, prokurorë dhe gjykatës të mjaftueshëm për të hetuar dhe gjykuar të akuzuarit për krime lufte, madje as përvojë profesionale të duhur për këto krime.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …