Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vlerësuar se Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, Jack Smith duhet të hetohet për pengim të drejtësisë në rastet e të paraburgosurve në Hagë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka paraqitur edhe dyshime për rrjedhjen e dokumenteve nga Dhomat e Specializuara pas të cilave u arrestuan dhe dënuan disa ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Pasi asnjëherë nuk janë zhvilluar hetimet se si rrodhën këto dokumente , KMDLNj dyshon se këto dokumente ose janë shitur me para , ose prapavija është politike e që është bërë me autoritetet serbe sikur që rrjedhja e këtyre materialeve është keqpërdorur nga Jack Smith si përshpejtues për arrestim të Hashim Thaçit , Kadri Veselit , Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Jack Smith bëri presion te të arrestuarit dhe mbrojtja me deklaratën se ai dhe Prokuroria do të jenë të gatshëm që gjykimi të fillojë në muajin shtator të vitit 2021 ndonëse as sot e kësaj dite nuk janë të gatshëm ta mbrojnë një aktakuzë e mbindërtuar me ” dëshmi ” të shërbimeve të Sigurisë të Serbisë. Ky prokuror nuk mori asnjë vendin në favor të të akuzuarve , as te masa e paraburgimit , as te mundësia e zëvendësimit të kësaj mase e as te trajtimi shëndetësor. Në mënyrë të paskrupullt dhe joprifesionale mëshehu provat shfajësuese për të akuzuarit dhe me shumë vonesë dorëzoi provat e kërkuara nga mbrojtja. Pra , bëri të pamunduren të pengojë mbrojtjen e të akuzuarve”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …