Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova, i frikësohet mundësisë së pengimit të gjykatës nga institucionet e Kosovës

KMDLNJ: Kryetarja e Gjykatës Speciale në baza etnike dhe raciste, Ekaterina Trandafilova, ishte për vizitë në Kosovë

Kryetarja e Gjykatës Speciale në baza etnike dhe raciste, Ekaterina Trandafilova,  ishte në vizitë në Kosovë. Për shkak të protestës së paralajmëruar nga PSD-së, e anuloi vizitën fizike në Gjilan për të bashkëbiseduar përmes rrjeteve sociale, siç deklaroi ajo, me shoqërinë civile dhe qytetarët dhe për t’i njoftuar me punën që e bënë Gjykata Speciale, kryetare e së cilës është. Më pastaj, në kushte gjysmë-ilegale vizitoi MD-në sikur që u takua në njërin nga hotelet e Prishtinës me studentë apo anëtarë të shoqërisë civile dhe, me gjasë, sipas burimeve të pakonfirmuara edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Gjykata Speciale dhe kryetarja e saj thirren se janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës vetëm kur duan të krijojnë alibi për shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut në ndërkohë që nuk i japin llogaridhënie asnjë institucioni në Kosovë, qoftë Kuvendit të Kosovës ku dhunshëm ishte votuar për themelimin e kësaj gjykate e lëre më Ministrinë e Drejtësisë që nuk e bëjnë hesap fare përveç nëse duan ndonjë informatë që është në kundërshtim me interesat e Kosovës apo faturimi i shpenzimeve për viktimat, jo sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë, por sipas standardeve të kësaj gjykate.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …