Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga kryetarja Jahjaga, që kandidatët politikë të mos i dekretojë në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli ka mbikëqyrur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese, që nga faza e konkurimit, deri te votimi në Kuvendin e Kosovës, ka qenë dhe është kundër politizimit të Gjykatës Kushtetuese në ndërkohë që në dy votimet ( ai i parafundit që dështoi dhe ky i fundit që duhet të përsëritet) është përpjekje për të ndikuar politikisht në punën e Gjykatës përmes votimit të kandidatëve puro politikë e që kanë qenë kandidat për zgjedhje për deputetë në zgjedhjet e fundit. Selvete Gërxhaliu – Krasniqi ka qenë kandidate e LDK-së për deputete prandaj zgjedhja e saj gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese do të ishte në kundërshtim me moralin, konflikt interesi dhe interferim i drejtpërdrejtë politik, thuhet në mes tjerash në komunikatën e Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …