KMDLNJ

KMDLNj kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me Oliver Ivanoviqin

KMDLNj kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të  Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të vrasjes  të të dyshuarit dhe të dënuarit për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq me fjalë që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, me të drejtat e viktimave për drejtësi dhe të drejtat e familjarëve për drejtësi dhe informata e që është dekurajim për të gjithë ata që angazhohen për drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pas një gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe të pa ndikim  politik,  apo mbi ndonjë bazë tjetër. KMDLNj kishte kundërshtuar që një delegacion i Kuvendit të Kosovës të merrte pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit sikur edhe aktivitetet tjera përcjellëse që e amnistonin dhe glorifikonin figurën e një të dyshuari dhe të dënuari për krime lufte e që ishte Oliver Ivanoviq. Çdo solidarizim me Oliver Ivanoviq dhe të tjerëve ishte dhe është fyerje për viktimat, familjet e tyre, Policinë e Kosovës për krime lufte, prokurorinë që bëri punë për aq sa i lejonin mundësitë aq më parë që deri në vitin 2018 përgjegjësitë për krime lufte ishin te EULEX-i. Ky glorifikim është fyerje dhe shpërfille e punës së OJQ-ve që janë marrë me hulumtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe, pa të cilët nuk do të mund të mbahej asnjë gjykim për krime lufte,  në Kosovë, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …