KMDLNJ: SBASHK-u është përgjegjes për rezultatet katastrofale në PISA, por po vazhdon me degradimin e sistemit arsimor

KMDLNJ kundërshton vendosjen e kamerave me inteligjencë artificiale, në Prishtinë, pasi veprimi i tillë shkel të drejtat e njeriut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas paralajmërimeve nga Komuna e Prishtinës për vendosjen e kamerave me inteligjencë të lartë artificiale në Prishtinë. Në reagimin e KMDLNj thuhet se vendosja e këtyre kamerave është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se së shpejti në kryeqytet do të vendosen kamerat e sigurisë me inteligjencë artificiale të fuqishme me të cilat Policia do të identifikojë lehtësisht të dyshuarit, shkelësit e rregullave të trafikut dhe t’i mbajë nën vëzhgim edhe personat që hedhin mbeturina vend e pa vend. Për të qetësuar qytetarët Agjencia për Informim dhe Privatësi ka njoftuar se kërkesa për blerje dhe vendosje të kamerave brenda hapësirave publike është bërë nga Policia dhe se Policia do të shërbehet me pamjet e nxjerra nga kamerat sikur që AIP, kohë pas kohe do të monitorojë këto kamera.

AIP, gjithashtu ka njoftuar se sistemi i regjistrimit të të dhënave që do të bëhet nga kamerat që pritet të vendosen në kryeqytet nuk do të përfshijë përpunimin e karakteristikave biometrike dhe se menaxhimi i tyre do të bëhet vetëm nga Policia e Kosovës. Përshkrimi dhe shpjegimi arsyetojnë vendosjen e kamerave sikur ato të mos shkelnin në mënyrë flagrante të drejtën për privatësi, si e drejtë elementare e njeriut. KMDLNj e rikujton publikun se pikërisht kjo organizatë ka propozuar të vendosen kamerat në perimetrin e kontejnerëve për mbeturina për të identifikuar qytetarët e papërgjegjshëm që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve. Vendosja e kamerave të sigurisë e sidomos këto me inteligjencë artificiale është e ndaluar në shumë vende shkaku i mundësisë së keqpërdorimit të të dhënave biometrike që i përpunojnë këto kamera”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …