Në një reagim të KMDLNJ-së thuhet se ministri i Drejtësisë së Danimarkës, pas takimit të kurdisur me liderët e opozitës, me një arrogancë prej një racisti dhe kolonialisti deklaroi se: “i kanë thënë se Marrëveshja për Burgun e Gjilanit do të votohet shpejtë….” duke nënkuptuar se ka marrë premtime nga një pjesë e opozitës se do ta votojnë. Pasi PDK është deklaruar haptas se nuk e voton këtë Marrëveshje, votat do të sigurohen nga AAK-ja dhe LDK-ja. Arsyetimi politik se Danimarka e ka njohur Kosovën është aq i palogjikshëm që e shpërfaq tërë injorancën e këtyre që do ta votojnë për faktin se edhe 100 e më shumë shtete që e kanë njohur Kosovën mund të dalin me kërkesa të ngjashme apo të tjera siç janë strehimi i refugjatëve dhe azilkërkuesve, strehimi i terroristëve dhe radikalëve islamikë, lejimi i deponimit të mbetjeve kimike të pareciklueshme dhe atyre që shpërndajnë rrezatim bërthamor etj.etj. Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë të qartë se Danimarka, Burgun e Gjilanit do ta përdorë si deponi për mbetje njerëzore që, me çdo kusht do t’i përzë nga Danimarka. Deputetët duhet ta kenë të qartë se asnjë i burgosur, as edhe një i vetëm nuk është danez por janë nga shtetet e treta, kryesisht islamike. Dallimi ne baza të etnisë, besimit dhe racës është tipik rast i diskriminimit na baza raciste, thuhet mes tjerash në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …