leoni

KMDLNj

KMDLNJ: Mosdhënia e pagave për punonjësit në arsim për muajin shtator është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut pret që Qeveria e Kosovës sot të procedojë me pagat për muajin shtator për mësimdhënësit, në të kundërtën “do të bartë përgjegjësi të plotë për destabilizim eventual të situatës dhe shkelje të drejtave të njeriut”. Në një komunikatë për media KMDLNJ thotë se mos procedimi i pagave për punonjësit në arsim për muajin shtator është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Edhe nëse Qeveria e Kosovës këmbëngul në vazhdim të luftës kundër sindikalistëve, KMDLNJ kërkon nga SBASHK- u të mos hyjë në grevë, por të bëjë padi individuale në gjykata të rregullta. Pa asnjë dyshim se gjykatat do të marrin vendim në favor të grevistëve që në rastin konkret, padrejtësisht dhe brutalisht po penalizohen nga institucionet për një aktivitet të ligjshëm sindikalist”, thuhet në komunikatë. Në reagim thuhet se greva ka qenë e shmangshme për ta zgjidhur problemin përmes një marrëveshjeje të negociuar, por një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të refuzimit të qeverisë ndaj kërkesave të grevistëve. Edhe pse KMDLNJ ka pasur rezerva për këtë grevë, në anën tjetër e njeh dhe pranon të drejtën e grevës, si e drejtë elementare e njeriut dhe, në rastin konkret SBASHK-u ka vepruar në përputhje të plotë me mandatin që ka në përputhje të plotë me ligjet e zbatueshme në Kosovë që garantojnë pavarësinë e plotë të organizimit dhe veprimit sindikalist.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …