Pas njoftimeve mbi çmimin lart të analizave për praninë e virusit korona dhe çmimeve të larta për këto analiza dhe reagimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Në reagim thuhet se në vend se Ministria e Shëndetësisë të kërkoi hetime për këtë çmim, ajo në fakt e luan rolin e Avokatit të këtij laboratori duke e arsyetuar çmimin me kohën e shkurtër të analizës dhe rezultateve. Ky veprim i Ministrisë së Shëndetësisë përveç se është konflikt i pastër interesit, në të njëjtën kohë është i liruar nga çdo skrupull, moral, profesional dhe institucional. Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të krijojë politika për mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve e jo të mbrojë interesat e laboratoreve private që janë licencuar, pa siguruar asnjë transparencë , pa një mbikëqyrje efektive të punës së tyre dhe pa ofruar fare llogaridhënie.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …