leoni

KMDLNJ

KMDLNj: Në mungesë të transparencës e llogaridhënies besueshmëria në Gjykatën Speciale është në pikëpyetje!

Gjykata Speciale me seli në Hagë ishte themeluar nga Kuvendi i Kosovës nën një presion të jashtëzakonshëm të ndërkombëtarëve dhe me vullnetin e një pjese të subjekteve politike kosovare. Me një aneks marrëveshje ku opinioni ishte përjashtuar nga çdo informatë, po kjo gjykatë, tash absolutisht raciste nga aspekti i të drejtave të njeriut i zhveshi, fillimisht themeluesin (Kuvendin e Kosovës) por edhe institucionet tjera të Kosovës nga çdo e drejtë që të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga gjykata, ndonëse kjo karikaturë juridike deklarohet si pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe se punon sipas ligjeve të Kosovës. Ky absurditet, arrogancë dhe shpërfillje ndaj Kuvendit të Kosovës ka krijuar dhe krijon të gjitha kushtet për një proces gjyqësor të pabarabartë, paragjykues, të padrejtë ku epilogu thuaja është i ditur, edhe pa përfunduar procesi gjyqësor. Kur të merret parasysh fakti se institucionet aktuale të Kosovës nuk tregojnë asnjë interesim apo vullnet për t’u interesuar nëse pengjeve të Hagës po iu shkelen të drejtat elementare të njeriut (raste të tilla ka shumë), atëherë puna e kësaj gjykate thjeshtëzohet në një proces teknik; ekzekutim të një vendimi politik të qendrave të vendosjes botërore. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mungesë të guximit minimal që të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për faktin se të arrestuarit, të akuzuarit dhe të dënuarit janë 100 për qind shtetas të Kosovës dhe 100 për qind janë shqiptarë, thuhet mes tjerash në një publikim të KMDLNJ-së

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …