KMDLNJ: Në protestën e organizuar nga PSD-ja për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike morën pjesë mbi 3000 qytetarë

KMDLNJ: Në protestën e organizuar nga PSD-ja për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike morën pjesë mbi 3000 qytetarë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka konfirmuar se në protestën e sotme që u organizua nga PSD-ja për të kundërshtuar rritjen e propozuar të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, kanë marrë pjesë rreth 3000 qytetarë. KMDLNJ-ja thotë se në protestë nuk janë respektuar masat pandemike dhe distanca sociale. “Protesta ishte e qetë për shkak të organizimit të mirë të protestës sikur edhe shkaku i sjelljes së mirë të policëve që mirëmbanin rendin. Është me rëndësi që asnjëra palë, protestuesit e as policia nuk ndërmorën ndonjë veprim për tensionim të situatës duke kontribuar që protesta të jetë paqësore. Sipas vëzhguesit të KMDLNJ-së në këtë protestë, numri i protestuesve ishte 2500 – 3000 protestues. KMDLNJ vlerëson se në këtë protestë janë shkelur rregullat sepse nuk përfillej distanca sociale. Në fund të protestës janë hedhur drejt objektit të qeverisë poçe elektrike dhe qirinj për të simbolizuar terrin dhe dritën”, ka thënë KMDLNJ-ja. Më tej, KMDLNJ-ja potencon se është kundër rritjes së paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike sipas ZRRE-së dhe kërkon një rritje lineare të çmimit të rrymës që do të ishte i përballueshëm për qytetarët e Kosovës, pa bërë asnjë dallim etnik. Këshilli kërkon hetime nga Prokuroria e Shtetit për “legalizim të diskriminimit të konsumatorëve sipas parimit etnik e që e konsideron si shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe dhunimit të ligjit që garanton barazinë e të gjithë qytetarëve, pa bërë asnjë dallim”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …