KMDLNj: Padia e Albin Kurti, për gjenocid ndaj Serbisë, ishte vetëm premtim elektoral

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut  e ka vlerësuar veyëm  si premtim elektoral zotimin e kahershëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të shtruar padi për gjenocid ndaj Serbisë. Vetëvendosja  dhe Albin Kurti patën premtuar se gjatë mandatit që e fituan me shumicë absolute se do ta padisin Serbinë për gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit 1998 – 1999. Për këtë është rithemeluar e jo themeluar Instituti për Krime Lufte dhe është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale”. Kurti tha se Qeveria e Kosovës është duke bërë punë të madhe në përgatitjen e padisë për gjenocid, por shkaku i natyrës së çështjes, përmbajtja është konfidenciale sikur që disa injorantë korruptivë brenda FSK-së u përpoqën që marrëveshjen për furnizim me fasule për FSK-në ta trajtojnë si çështje konfidenciale apo si material i klasifikuar. E vërteta është se me statusin ndërkombëtar që e ka Kosova, nuk ka të drejtë të bëjë padi të tillë sepse duke mos qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara, e ka të pamundur qasjen në gjykatat që trajtojnë padi të tilla. Mundësia që këtë ta bëjë përmes një shteti apo vendi tjetër thuaja është e pamundur shkaku se askush nuk e merr një përgjegjësi të tillë, madje as Shqipëria”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi përplaset me Kryeministrin Kurti për urgjencën e amendamenteve të Buxhetit për vitin 2025

Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …