Në një reagim të KMDLNJ-së thuhet se në përkujtim të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, politikanët e bënë punën e tyre duke bërë përpjekje ta marrin kurorën e lavdisë ndërsa, më të merituarit që e bënë luftën, ish-luftëtarët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe heronjve të kombit si dhe të viktimave civile të luftës mbetën në margjina. Madje, për luftën në atë kohë nuk mund të flasin politikanët që, për shkak të moshës apo bindjeve politike nuk ishin pjesë e luftës, qoftë edhe si spektatorë por duhet të flasin ata që e bënë luftën e që në këtë përkujtim ishin shpërfillur nga politika. Nëse është i vërtetë pohimi i disa portaleve se teksti i kryetarit të Reçakut ishte redaktuar duke mos lejuar të përmenden emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit, Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe se edhe UÇK-ja duhet të mos përmendet, e këto ishin edhe pohimet e shoqatave të dala nga lufta, atëherë KMDLNj propozon që këto manifestime të ndërpriten në mënyrë që të mos manipulohen dhe keqpërdoren nga askush, për qëllime politike dhe të tjera. KMDLNj, edhe më herët pati propozuar që të mbahet një manifestim Qendror, Dita e Përkujtimeve në nivel vendi që do të ishte një Orë e Historisë ku nxënësit, studentët dhe qytetarët do t’i vizitonin vendet ku prehen në përjetësi krijuesit e lirisë dhe të këtij shteti që e kemi, ashtu si e kemi. Fjalën kryesore do ta kishin bartësit e luftës, viktimat dhe kategoritë e dala nga lufta ndërsa politikanët, cilitdo qofshin ata, do ta kishin një prani dhe rol simbolik, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …