KMDLNJ

KMDLNJ: Po vazhdon heshtja mortore e institucioneve të Kosovës për propozimin francez-gjerman

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate konstaton se po vazhdon heshtja mortore e institucioneve të Kosovës për propozimin franko-gjerman.  Kohë më parë, kryeministri Kurti, Vjosa  Osmani, Xhelal  Sfeqla dhe Besnik Bislimi deklaruan se nga data 1 nëntor 2022 nuk do të ketë targa ilegale duke refuzuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të BE – së për shtyrje 10 muaj të afatit  për konvertim të tabelave ilegale.  Vetëm edhe presidenti Bajden mbeti pa i kërkuar kryeministrit Kurti që të shtyjë këtë afat. Ambasadorët e KUINT – it kërkuan disa herë që afati të prolongohet për 10 muaj por se nuk u morën parasysh fare. Krerët e institucioneve thirreshin në ligjet në fuqi duke deklaruar se çdo lëshim pe paraqet shkelje të Kushtetutës.  Në komunikatë thuhet se Qeveria e Kosovës ka demonstruar papërgjegjësi të skajshme duke mos u treguar aspak transparente, as për bisedime e as për marrëveshjen e propozuar kurse opozita është treguar e pavullnetshme dhe e pavendosur që me metoda parlamentare ta detyrojë kryeministrin Kurti të informojë qytetarët për bisedimet me Serbinë dhe Marrëveshjen e propozuar. Në këtë rast, në mungesë të gatishmërisë së qeverisë së Kosovës të jetë transparente, opozita duhet të bëhet zëri i qytetarëve e që nuk është. Opozita ka sjellje oportuniste e që është e palejueshme në kohën kur Kosova po kalon përmes proceseve vendimtare e që pastaj nuk do të mund të riparohen, thuhet mes tjerash në deklaratën e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …