Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kërkon faljen e dënimeve të pandemisë për qytetarët dhe bizneset

KMDLNj reagoi pas refuzimit të kërkesës për lirimin nga paraburgimi të Hashim Thaçit nga Gjykata e Apelit e Gjykatës Speciale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas refuzimit të kërkesës për lirimin nga paraburgimi të Hashim Thaçit nga Gjykata e Apelit e Gjykatës Speciale.

Ky këshill ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Naim Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala janë duke u mbajtur pengë nga kjo gjykatë. “Para refuzimit të kërkesës së avokatëve të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, po kjo gjykatë refuzoi të gjitha kërkesat e të burgosurve tjerë, pa asnjë përjashtim ndonëse kishin kërkuar zyrtarisht garancione nga Policia e Kosovës nëse kishin kapacitete të mjaftueshme profesionale dhe logjistike për administrim të masës tjetër në Kosovë nëse do të miratohej kërkesa e mbrojtjes sikur që kishin edhe garancionet e shteteve të treta që kishin shfaqur gatishmëri t’i pranojnë të liruarit eventualë, shtetas të Kosovës Shtetasve të Kosovës, të arrestuar dhe të syrgjynosur në Hagë nuk ka kush t’ua mbrojë të drejtat për të qenë më afër familjeve, me çfarëdo mase të shqiptuar nga arbitrariteti i burokratëve të Gjykatës Speciale dhe nga mosveprimi i KNKK nga Gjeneva dhe i ashtuquajturi Ombudsperson i Gjykatës Speciale që kanë ekskluzivitet për këtë. Viktimave duhet t’iu sigurohet qasja dhe përmbushja e drejtësisë kurse të privuarve nga liria të drejtat që iu takojnë, është thënë  mes tjerash, në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …