Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, ku ka thënë se veriu i Kosovës dhe të gjitha vendet ku jeton edhe një serb i vetëm janë Serbi dhe se kryetar i tij është Aleksandar Vuçiqi dhe jo Hashim Thaçi. Në një njoftim për media, thuhet se Rakiq që nga fillimi e deri te përfundimi i funksionalizimit të urës mbi lumin Ibër, ka qenë kundër hapjes së kësaj ure dhe kundër lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët. Sipas KMLDNJ-së, nuk është hera e parë që ai i fyen në mënyrë aq të paskrupullt udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Kosovës sikur që e mohon shtetin e Kosovës duke e konsideruar si pjesë të Serbisë. Tutje thuhet se KMDLNJ konsideron se të gjithë ata që i fyejnë institucionet e Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike duhet të sanksionohen me ligj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …