Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen
e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kanë vizituar Qendrën e Ndalimit në
Prishtinë, për t’u njoftuar me gjendjen e aktivistëve të arrestuar të Vetëvendosjes.
Me këtë rast, ata vizituan aktivistin 20-vjeçar të Vetëvendosjes, Egzon Azemi
nga Prishtina, i cili u arrestua dje në afërsi të kinemasë ABC, pasi kishte
goditur me vezë ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi. Sipas monitoruesve të
KMLDNJ-së, aktivisti Egzon Azemi ka pohuar se është rrahur nga truprojat e
ministrit, Krasniqi deri sa ka ardhur Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes.
Te ky aktivist, sipas KMDLNJ-së, vëreheshin shenjat e dhunës në kokë dhe fytyrë.
Pas arrestimit i
lartcekuri pohoi se është dërguar për ekzaminim mjekësor në Qendrën Emergjente
në QKUK në Prishtinë. Gjithashtu sot ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe gjatë
vizitës së monitoruesve pritej ekipi mjekësor i QKUK–së. Me këtë rast, KMDLNJ
ka kërkuar që të zhvillohen hetime për dhunën e ushtruar si nga Prokuroria e
Shtetit ashtu edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …