Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka thënë se në një shtet ligjor Sava Janjiq do të duhej të dënohej për krime lufte. Sipas këtij këshilli, Sava Janjiq duhet të hetohet për rolin e tij para dhe gjatë luftës në Kosovë për shkak të civilëve të ndaluar në Manastirin e Deçanit ku ishte thuaja përgjegjësi kryesor. “Në bazë të deklaratave të dëshmitarëve dhënë KMDLNj-së në Deçan pas përfundimit të luftës në Manastirin e Deçanit përveç se ishin vendosur paramilitarët dhe forcat e rregullta serbe, policia dhe ushtria aty ishin rrahur dhe torturuar edhe shqiptarë të marrë peng. Manastiri i Deçanit ishte shndërruar thuaja në bazë ushtarake ku shpërndahej armatimi për serbët e mobilizuar”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …